Selman Lajçi, 53 vjeçari nga Kosova që u kap me një arsenal armësh në makinën e tij teksa zbarkonte nga trageti i linjës Ankona – Durrës ka dhënë dëshmitë e tij në policinë e Durrësit.
Lajçi ka deklaruar se është amator i apasionuar pas koleksionimit dhe përdorimit të armëve të zjarrit.
“Jam shumë i dhënë pas qitjes me armë zjarri dhe pas gjuetisë”, ka deklaruar ai. Ndërkohë ka paraqitur disa dokumente në gjuhën gjermane që sipas tij vërtetojnë blerjet e këtyre armëve.
Nga ana e saj policia dhe prokuroria po punojnë për përkthimin e dokumentave të paraqitura si dhe do të kërkojnë nga autoritetet zvicerane të dhëna lidhur me Lajçin si dhe për pasionin e tij lidhur me posedimin dhe përdorimin e armëve të zjarrit.
Ai është arrestuar me akuzën e trafikimit të armëve të zjarrit.
/s.f