Dy punonjës aeroporti, të cilët janë xhiruar duke trajtuar pa kurrfarë kujdesi bagazhet e pasagjerëve, janë pushuar nga puna pasi videoja u bë virale.
Dyshja shihet duke hedhur dhe përplasur bagazhet në shiritin transportues, ndërkohë që qeshin me njëri-tjetrin. Njëri prej punonjësve madje e ngre sipër kokës një nga bagazhet dhe e përplas më pas në tokë.
Ngjarja ka ndodhur në Aeroportin e Melburnit.
Pamjet u publikuan për herë të parë të premten, në TikTok, dhe u bënë menjëherë virale.
/a.r