Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga punimet në Unazën e Madhe të kryeqytetit. Kreu i qeverisë bën me dije se puna për përfundimin e të gjitha segmenteve në një kohë sa më të shkurtër, po vijon me ritme të shpejta.
“MIRËMËNGJES dhe me Unazën e Madhe të Tiranës, ku puna po vijon me ritme të shpejta në të gjitha segmentet e saj, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri në rrjetin social Facebook.
Unaza e Madhe e kryeqytetit përbën një segment prej 27 kilometrash të gjatë. Përfundimi i saj në vitin 2023 lehtëson trafikun brenda Tiranës, ndërsa e lidh kryeqytetin me të gjithë rrugët dalëse kombëtare. Unaza e Madhe do të lehtësojë trafikun në kryeqytet, por do të jetë edhe një tjetër vepër që rrit imazhin e Shqipërisë.
/a.r