Deputetja e PDIU-së, Mesila Doda e ftuar në emisionin Radari Informativ me gazetaren Juli Xhokaxhi foli për lëvizjen e dhjetorit që solli dhe demokracinë. Ajo tha se 8 Dhjetori ishte shija e parë e lirisë.
“Ajo që ndodhi ishte një konsekuencë gjeopolitike e rajonit dhe kampit të lindjes. Kur dëgjuam se kishte ndodhur në qytetin Studenti, shkuam të nesërmen që t’i mbështesnim. Kishte tendenca dhe më parë që të krijohej një lloj pluralizmi fasadë sepse u tentua që organizata të tjera si fronti demokrati të kishin kandidatë në vete në zgjedhje.
Ajo që ndodhi ishte e papritur megjithëse kishte ndodhur, ishte shemba e bustit të Stalinit në Shkodër, demonstratat në Kavajë por mbahej nën kontroll nga regjimi. “, tha ajo. Më tej, duke iu referuar viteve pasuese dhe situatës politike aktuale, Mesila tha se nuk u bë kurrë një divorc i vërtetë nga mentaliteti i së shkuarës. Sipas saj, janë ndërtuar individë të fortë por jo institucione të forta.
“Shumë prej nesh u futën dhe bënë detyrën që ta bënte çdo i ri ndaj atdheut. Këtu hyn pjesa idealiste dhe që na takonte secilit që ta bëjë ndryshimin. Nëse më flisni për lidhjen tonë me politikën, kemi dështuar si klasë politike. S’do ta harrroj kurrë fjalën e Gramoz Pashkos kur po e përjashtonin nga partia dhe tha se je përgjegjës për partinë e parë pluraliste në vend. Ky ishte dëmi më i madh që iu dha partive politike dhe veçanërisht PD-së. PD ishte shpirti i lirë. Ajo që ndodhi që ishte e pafalshme, ishte tentativa për të mbajtur të njëjtën ideologji dhe mentalitet dërrmues dhe përjashtues ndaj kundërshtarit.
Kjo është arsyeja pse neve po e vuajmë varfërinë e madhë të klasë politike. Zhdukja që iu bë një brezi të tërë të së djathtës për disa dekada, ka pasur tendenca për ta vrarë në ideologji kundërshtarin dhe ky ka qenë dëmi më i madh. E dyta që është problematike është pjesa e mosndërtimit të institucioneve, gjatë këtyre viteve kemi ndërtuar individë të fortë por jo sistem të fortë.”, tha Doda./m.j