Kryeministrja e Estonië Kaja Kalla ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga Kryeministri Edi Rama.
Ajo është shprehur se Estonia është mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE e anëtarët të rinj.
“Jam shumë e kënaqur për këtë Samit, jam shumë e kënaqur që ndodhem këtu në Tiranë për këtë Samit. Presim me padurim diskutimet. Estonia është mbështetëse e fortë e anëtarësimit në BE dhe anëtarët e rinj të bëhen pjesë e BE. I jemi shumë mirënjohës Shqipërisë për punën në Këshillin e Sigurimit dhe në punën për Ukrainën. Kemi një Europë, një botë, na duhet të punojmë për paqen në këtë rajon, faleminderit”, ka thënë Kaja Kalla.
/e.d