Bashkimi Evropian dhe 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar marrëveshjen Roaming, e cila i hap rrugë nisjes së procesit për uljen e tarifës mes BE-së dhe Ballkanit. Zv.kryeministrja Belinda Balluku në një deklaratë për A2 CNN tha se nga tetori i viti të ardhshëm, kjo marrëveshje do të jetë e prekshme për qytetarët. Sipas saj, fillimisht do të nisë me reduktimin e tarifave për të vijuar më pas brenda vitit 2024 me Free Roaming. Kjo sipas saj, varet nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u përcaktuar.
“Sot është ditë e veçantë, zhvillimi i BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë është faqe e re historike, por firmosja është një akt konkret, nuk është politikë e norma, por janë aksione që do të ndikojnë në jetën e qytetarëve të BE-së si marrëveshja e korrikut 2021 ku flitet si të jesh në shtëpi. Nga tetori të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor do të kenë mundësi të trajtohen si të gjithë qytetarët europianë në zonën e Roaming që janë në marrëveshje. Kontribuon në digjitalizimin e BE-Ballkani Perëndimor, një akt konkret që nga tetori do të jetë e prekshme, do ketë reformime të herëpashershme. Të gjithë operatorët janë të përgatitur. Fillon me reduktim të tarifave dhe kalon me Free Roaming. Brenda 2024 do të jetë falas. Kemi mirëkuptuar disa nga operatorët dhe afatet janë të vështira për t’u dhënë nga politikëbërësit”.
E intervistuar nga A2 CNN, Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, pas sqarimeve për marrëveshjet që po nënshkruhen brenda agjendës së samitit BE- Ballkani Perëndimor, në Tiranë, foli edhe për vendimin e opozitës për të organizuar një protestë në të njëjtën ditë.
“Duhen argumente për të bërë zhurmë, e kuptojmë këtë, por dezinformomi i qytetarëve është shqetësimi im, opozita të bëj ç’të dojë, por dezinformomi i kapërcen limitin e politikës. Kemi dëgjuar se liderët europianë kanë ardhur këtu për të parë protestën, ka një lloj ilariteti në gjerat që thuhen. Pastaj me njeri-tjetrin kemi një skenë në Kuvend, që fatkeqësisht është shndërruar në një arenë.
Balluku shtoi se e kupton protestën, “por në ditën më brilante për shqiptarët vendos të bësh një protestë që nuk bën sens, por për sa kohë është paqësore mund të akomodohet pa asnjë lloje problemi”.
/s.f