Fluturakja V-22 “Osprey” prej kohësh është konsideruar “si një hekurishte e shëmtuar” në aviacionin amerikan, dhe si një prej shumë projekteve të pakuptimta të Pentagonit që janë shumë të shtrenjta, jofunksionale dhe të rrezikshme për t’u përdorur.
Dizajni i këtij prototipi që mund të fluturojë si aeroplan, por që aterron dhe ngritët në ajër si helikopter ka qenë një sfidë e madhe, transmeton Telegrafi.
Ishte një sfidë aq e madhe, sa që janë dashur dekada të tëra për t’u korrigjuar të metat në V-22, dhe të zbulohet plotësisht sistemi i tij aerodinamik dhe karakteristikat unike.
Versioni i ri i ridizajnuar i V-22 është mjaft i ndryshëm nga versioni i mëparshëm, dhe për këtë janë shpenzuar shumë të majme të hollave.
Por më të rëndësishme se paratë, janë jetët e ushtarëve që kanë vdekur në një seri të testeve të dështuara, derisa Osprey nuk i zgjodhi plotësisht gjitha mangësitë.
V-22 me kalimin e kohës fitoi epitetin e fluturakes më të mirë taktike amerikane për evakuimin e të plagosurve, që mund të fluturonte në udhëtime të gjata, dhe pa pikë problemi të aterroi në një territor të papërshtatshëm.
Vlerën e vet “Osprey” e kishte demonstruar në Afganistan, që është një terren atipik me mungesa të mëdha të aeroporteve.
Karakteristikat e V-22 janë dëshmuar si ideale për këtë lloj misioni, por kryesisht për operacione të kërkim-shpëtimit të ushtarëve që kishin mbetur në territorin e armikut.
Përveç kësaj, V-22 është i pajisur me një armë që sigurisht shumë vende tjera të botës ia kanë zili, edhe pse lufta nuk është qëllimi kryesor i kësaj fluturakeje.
“Osprey”, gjithashtu luan rol të rëndësishëm në furnizimin e anijeve amerikane që janë në mes të detit, pasi është në gjendje t’u rezistoj udhëtimeve të gjata pa u ndalur për t’u furnizuar me karburant.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=337&v=jrK4feE4t3w