Jose Mourinho raportohet se ka vendosur që Juan Mata dhe Marouane Fellaini do të shiten nëse ai zgjidhet në postin e trajnerit te Manchester United. Spekulimet se 53-vjeçari do të bëhet trajneri i ri i Unitedit janë shtuar shumë kohëve të fundit, ndërsa tani kanë nisur raportimet edhe për planet e tij të transfereve. Sipas “Daily Mail”, Mourinho ka vendosur qysh tani që të largojë Matan ose Fellainin për të përshtatur një formacion që atij i përshtatet.
Largimi i Matas nuk do të ishte befasi duke marrë parasysh se ai ishte shkaktar i largimit të 27-vjeçarit në vitin 2014 nga Chelsea. Dy lojtarët ishin transferuar në Old Trafford në kohën e David Moyesit.