Shkencëtarët kanë krijuar një test të urinës për të diagnostikuar kancerin e prostatës – duke bërë kështu që zbulimi i sëmundjes të bëhet shumë më herët dhe të shpëtohen mijëra jetë të meshkujve.
Hulumtuesit e kanë cilësuar punën e tyre si një arritje e madhe në fushën e luftimit të kësaj sëmundje vdekjeprurëse dhe thonë se ky test do të ndihmojë në shpëtimin e mijëra jetëve.
Më shumë se 1.1 milionë raste me kancer të prostatës u shënuan vetëm në vitin 2012 në mbarë botën, thuhet sipas World Cancer Research Fund, transmeton Gazeta Express.
Për këtë test, shkencëtarët përdorin një vegël për “të nuhatur” kancerin në urinën e mashkullit. Zbulimi, i publikuar sot në revistën Breath Research, shton shpresat se rastet e vdekjeve nga kjo sëmundje do të reduktohen.