Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka dalë në një koneferncë për mediat, për të folur në lidhje me masat që do të merren më 6 dhjetor, kur do të mbahet samiti i BE me vendet e rajonit në Tiranë.
Rrumbullaku bëri me dije se protesta e paralajmëruar nga opozita nuk do të lejohet brenda perimetrit të sigurisë. Në këtë zonë, tha ai, do të lejohen vetëm pjesëmarrësit në samit dhe gazetarët.
‘Policia është e angazhuar në maksimumin e kapacitete për mbarëvajtjen e samitit. Në rrugëkalimet delegacioneve policia ka hartuar një plan të detajuar masash. Data 6 dhjetor është ditë normale mësimi, pune dhe aktiviteti të përditshëm. Kemi marrë masat për devijimin në rrugë alternative me qëllim, që mos të ketë pengesa. Policia nuk ka pasur asnjë prirje për të spostuar asnjë protestë. Ne na imponojmë që të vëmë sigurinë kombëtare mbi dëshirën për të protestuar. Policia nuk e ndalon protestën e paralajmëruar por garanton mbarëvajtjen e saj jashtë perimetrit të sigurisë. Arsyeja do të fitoje mbi emocionet e kujtdo.’- njoftoi policia.
/e.d