Një fëmijë 1 vjeç është infektuar me HIV AIDS. Ai dyshohet të jetë infektuar nga shërbimet shëndetësore që i kanë ofruar. Ky rast është në hetim.
“Të dy prindërit kanë rezultuar negativë ndaj dyshohet se është infektuar nga shërbimi shëndetësor. Kur prindërit kanë dalë negative, dyshimet mbetet te shërbimet e kujdesit shëndetësor gjatë periudhës para infektimit”, tha Olimbi Hoxhaj, nga Shoqata e të infektuarve me Hiv /Aids.
Dita Botërore kundër HIV/AIDS-it e gjen Shqipërinë me 80 raste të reja, nga muaji Janar deri në Tetor 2022. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se në krahasim me vitet e mëparshme, shifrat e infektimeve kanë mbetur konstante dhe se më të prekurit mbeten burrat.
Ministria e Shëndetësisë hapi dhe klinikën ambulatore të rikonstruktuar në ambjentet e Spitalit Infektiv.
Në këtë ditë nuk munguan as trajnimet me të rinjtë mbi rritjen e ndërgjegjësimit për testimin e shpejtë në mënyrë, që të fillohet sa më parë terapia për të prekurit. Aktualisht 792 persona marrin mjekim antiretroviral, nga të cilët 2 janë fëmijë.
/e.d