Policia dhe IKMT janë rikthyer në ‘Prestige Resort’ në Golem të Kavajës për të përfunduar aksionin e nisur që në muajin gusht.
Informacionet e para flasin për shembjen e disa objekteve pa leje brenda hapësirës së resortit në fjalë.
Por në lidhje me aksionin e sotëm ka ardhur edhe reagimi i Ilir Metës.
Kryetari i Partisë së Lirisë ka shkruar i pari, duke u shprehur se:
“Sulmi i paligjshëm dhe brutal i forcave të policisë dhe të IKMT kundër Prestige resort në Golem, është një vepër kriminale personalisht e Edi Ramës si hakmarrje ndaj lirisë të mediave. Ky arbitraritet i pashembullt është tregues i rënies të shtetit të së drejtës dhe këmbanë alarmi, për të gjithë qytetarët që duan të jetojnë të lirë dhe të sigurtë në vendin e tyre. Partia e Lirisë e vlerëson këtë sulm si një akt terrorist, ndaj lirisë të mediave dhe të gazetarëve dhe bën thirrje për përshkallëzimin e qendresës qytetare dhe demokratike ndaj këtij regjimi skizofrenik dhe hajdut, që kërkon me çdo kusht të mbyllë çdo hapësirë informimi dhe lirie për të mbuluar vjedhjet e shekullit. Skenat e krimit sot janë te incineratorët, te Porti i Durrësit dhe dhjetera PPP që vjedhin në mënyrë të pamëshirshme qytetarët shqiptarë dhe jo te Prestige resort që ka qenë dhe është një nga resortet më elitare dhe të hershme në vendin tone”.
/a.r