Zvicra humbi 1-0 ndaj Brazilit, por kombëtares helvete i mjafton një barazim në takimin e fundit të grupit G në Botërorin Katar 2022 kundër Serbisë (2 dhjetor) për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në raundin e 1/8-ve.
Gjatë udhëtimit për në stadiumin “Stadium 974” të kryeqytetit të Dohas, autobusi i kombëtares zvicerane pësoi një aksident të lehtë me një nga makinat e policisë që po shoqëronin djemtë e Murat Yakin.
Siç shihet edhe nga pamjet e publikuara nga “RSI”, ka pasur një ngadalësim të papritur dhe mjeti jo vetëm që nuk ka mundur të ndalojë në kohë, por edhe është goditur nga një makinë tjetër soqëruese.