Shqipëria renditet e para në Europë dhe e dyta në botë për fluksin e turistëve të huaj nga Organizata Botërore e Turizmit përmes Barometrit Botëror të Turizmit.
Sipas Barometrit, vendi ynë shënoi një rritje me 18% të turistëve ndërkombëtarë në 9 muajt e parë të vitit 2022, krahasuar me vitin 2019.
Shqipëria qëndron kështu në vendin e parë në Europë, teksa për shumë vende të tjera, me një industri të konsoliduar turizmi, fluksi i turistëve të huaj ka rënë ndjeshëm.
Barometri vlerëson se fluksi i turistëve ndërkombëtarë ra në Kroaci me -11 %, në Greqi me -12 %, në Suedi me -13 % dhe Spanjë me -16%.
/e.d