Artur dhe Mark Ndreka janë emrat më të famshëm të momentit në Itali. Dy vëllezërit shqiptarë mendohet se janë kokat e mafies që zotëron territore të caktuara në kryeqytetin italian, si dhe në provincën përreth.
Grupi kriminal me në krye vëllezrit Ndreka, kanë si qëllimi bashkëjetesën paqësore me grupet kriminale vendase, për të synuar më pas zaptimin total të ekonomisë nga lëndët narkotike në Romë.
Policia italiane ka arrestuar disa pjestarë të këtij grupi dhe në komunikimin e tyre kanë njoftuar shkatërrimin e bandës italo-shqiptare. Në masa ndalimi janë vënë 7 persona, 2 në burg, 2 në arrest shtëpiak e 3 të tjerë në detyrim paraqitje
/e.d