Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, u shpreh se një ofertë për dorëzimin e Portit të Durrësit ka ardhur edhe gjatë kohës që ai ka qenë në pushtet.
“Rama do grabisë portin ekzistues do e shndërrojë në pallate e hotele ndërsa porti i ri do ndërtohet me djersën e shqiptarëve.
Kemi pasur ofertë për të dorëzuar Portin e Durrësit dhe për të ndërtuar port në Porto Romano por e kemi refuzuar.
Rama ndërton 12600 apartamente me klientelën e tij, një port jahtesh, i kanë vënë seleksion edhe qytetarëve që hyjn dhe dalin në plazh. Durrsakët e vjetër do dalin në kodër me dylbi të shohin ç’po ndodh aty. Si ka mundësi që kjo sipërmarrje fillimisht u shpall me jetëgjatësi 7 vjeçar? Të gjithë investimet i kryeson kryesipërmarrësi Rama.
Tani që u zgjat në 20 vite? Çfarë e keni këtë afat? E zgjat Rama për fitimet e tij. Kush janë 60 përqind e aksionerëve Offshore? Rama Olsi dhe klientela e tyre. Ju thoni 7800 mln, do jenë paralarje. Ju që tani kemi nisur të vidhni me Bitcoin.
Nuk jeni ju që sollët me urgjencë ligjin për Bitcoin dhe tanbi mbushni xhepat me monedha digjitale dhe çojnë në Lindje. Bitcoin të vjedhura me call center përfundojnë ose monedha nga Josifi ose në Arabi”, tha ai./m.j