Pas reshjeve intensive të ditëve të fundit, uji ka filluar tërheqjen nga zonat e përmbytura në Qarkun Shkodër.
Në një raport të bërë publik së fundmi, Bashkia e Shkodrës njofton se sipërfaqe totale e përmbytur në këtë qark është 1130 hektarë – nga 1365 hektarë që ishte ditën e djeshme në orën 16:00.
Në Njësinë Administrative Ana e Malit, situata paraqitet:
1. Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 700 Ha (nga 850 Ha që ishte dje), kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan, Oblikë.
2. Rruga e Obotit ka prezencë uji 25 cm dhe është e kalueshme vetëm me mjetet e ushtrisë.
3. Ujësjellësi Oblika 1 dhe 2, si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.
Njësia Administrative Dajç:
1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 110 Ha që ishte dje), kryesisht në fshatrat Mushan, Shirq, Pentar. Tendenca e nivelit të ujit në këtë njësi administrative është në ulje.
Njësia AdministrativeVelipojë:
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 100 Ha (nga 125 Ha që ishte me datë 23 Nëntor ora 16:00), kryesisht fshatrat Baks, Luarz. Ças.
Njësia Administrative Guri i Zi:
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 30 Ha (nga 80 Ha që ishte me date 23.11.2022 ora 16:00), kryesisht në fshatrat Kuç dhe Rrenc. Vërehet një gërryerje e tokave bujqësore në bregun e lumit Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, në një gjatësi prej 800 ml.
Njësia Administrative Bërdicë:
Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 200 Ha, konkretisht në fshtrat Trush.
Ndërkohë 7 familje të evakuara me 24 persona aktualisht marrin shërbim në konvikte.
Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 08.00,shënon kuotën 8.09 m, (nga 8.0 m që ishte dje në orën 16.00) (Kuota max 8.70 m).
Hidrometri i lumit Drin në orën 08.00,shënon kuotën 6.05 m, (nga 5.70 m që ishte dje në orën 16.00) (Kuota max 7.50 m).
/a.r