Dy deputete socialiste i kanë paraqitur Sekretarit të Asamblesë Gramoz Ruçi një letër ku kërkojnë mbledhjen e Asamblesë së PS përpara ditës së kongresit.
Bëhet fjalë për Artan Daden dhe Mimoza Hafizin, kjo e fundit e deklaruar publikisht pro pretendimeve të Ben Blushit.
Sipas Dades dhe Hafizit, Asambleja duhet mbledhur me qëllim që të përcaktojë rendin e ditës në kongres. Nga ana tjetër, kërkueset shkruajnë se Kongresi gjithashtu duhet të shpallë më pas kandidatët dhe platformat e tyre e më pas të caktojë datën e zgjedhjeve për kreun e PS.
Kështu, Arta Dade bëhet një tjetër zë pro zgjedhjeve për kryetar të PS, ndryshe nga qëndrimi i shumicës së kësaj partie që pretendon se brenda partisë nuk ka nevojë për zgjedhje, por rikonfirmim të Ramës.