Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për Klodian Çalamanin, i cili akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e 8 vjeçarit Mateo Veisiu në Fier.
Kjo është seanca e katërt që shtyhet. Tre herët e para Çalamani nuk preferoi të paraqitej, me argumentin se ishte sëmurë, ndërsa këtë herë shkak janë bërë familjarët e të miturit.
Para pak ditësh, ishte 1 vjetori i vdekjes së të miturit dhe gjendja psikologjike e familjarëve ka qenë tejet e rënduar.
Seanca e radhës është parashikuar të mbahet në datën 12 dhjetor në orën 12:45.
Kujtojmë se Klodian Çalamani akuzohet për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur me dhunë” dhe “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese ndaj të miturit” viktimë e të cilës mbeti 8-vjeçari Mateo Vasiu në Grecalli të Fierit në një ngjarje të ndodhur në 16 nëntor të vitit të shkuar.
/s.f