Mynevere Karabollaj, 37 vjeçe dhe Flonino Merkuri 23 vjeç janë viktimat e krimit në Itali.
Sipas mediave italiane ata dyshohet se janë vrarë nga ish-burri i 37-vjeçares, pasi ky i fundit nuk pranonte lidhjen e saj. Ngjarja ka ndodhur në zonën në Spinea.
Policia pas një telefonate nga vajza e viktimës e cila deklaroi se prej një dite nuk kishte mundur të lidhej më të ëmën, ka shkuar në shtëpinë e çiftit, ku i kanë gjetur të pajetë. Ndërkohë vrasësi është gjendur i vdekur në kompaninë Mira.
/s.f