Belgjika do të duhet të bëjë pa Romelu Lukakun në dy ndeshjet e para të Kupës së Botës. Sulmuesi i Interit po përballet ende me dëmtimin në kofshë, duke mos u stërvitur me shokët e skuadrës.
Si pasojë e dëmtimit, Lukaku do të humbasë sfidën e së mërkurës kundër Kanadasë dhe të dielën përballë Marokut. Lukaku bëri punë të diferencuar me grupin dhe pritet të jetë në dispozicion të teknikut, Roberto Martinez për duelin kundër Kroacisë më 1 Dhjetor.
Një duel që mund të jetë tepër vendimtar për dy kombëtaret, ku përtej befasive do të përcaktojë skuadrën fituese të grupit. Lukaku është golashënuesi më i mirë i të gjithë kohërave i Belgjikës, me 68 gola në 102 paraqitje.
29-vjeçari nuk po kalon formën e tij më të mirë, duke qëndruar gjatë në infermierinë e Interit dhe këtë herë edhe te kombëtarja. Tekniku Roberto Martinez do të vendosë së kush do të zëvendësojë Lukakun në majën e sulmit, me lojtarin e Fenerbahce, Batshuayi favorit për ta nisur nga minuta e parë.
/a.r