Tension maksimal te Real Madrid për shkak të gjendjes fizike të Karim Benzema. Mungesa e tij e detyruar në Botëror për shkak të një dëmtimi muskular ka ndezur alarmin e kuq te klubi “mbretëror”. E gjitha kjo pasi besohet se sulmuesi do i duhet shumë kohë për t’u rikuperuar dhe sezoni i gjatë do e kapte të papërgatitur ekipin e Carlo Ancelottit.
Për këtë fakt, mediat spanjolle shkruajnë se Real është gati për të nënshkruar me një sulmues pykë që në merkaton e janarit. Presidenti i klubit, Florentino Perez nuk është pro nënshkrimit me një investim të majmë në këtë sesion, gjithsesi forca sulmuese e skuadrës ka rënë ndjeshëm pavarësisht kontributit të jashtëzakonshëm të Rodrygo dhe Vinicius.
Profili që pëlqehet në kampin e spanjollëve është ai i portugezit të Milanit, Rafael Leao, teksa për të arritur te sulmuesi i talentuar duhet të paguash një shifër prej rreth 70 milionë Eurosh.
Një tjetër alternativë për sulmin e pjesës së dytë të sezonit është edhe argjentinasi i Interit, Lautaro Martinez. Sulmuesi ka një marrëveshje me klubin italian deri në 2026 dhe do të jetë tepër e vështirë për Realin për të firmosur me të.
/a.r