Në fshatin Belozerka në rajonin e Khersonit , ushtarët rusë qëlluan në një pikë të shpërndarjes së ndihmave humanitare, ndërsa qytetarëve po u shpërndahej bukë. Pesë persona mbetën të plagosur nga sulmi
Sulmi u raportua nga nënkryetari i zyrës presidenciale Kirill Timoshenko.
“Terroristët rusë qëlluan në një pikë humanitare gjatë shpërndarjes së bukës. Ndodhi në Belozerka në rajonin Kherson. Pesë persona u plagosën,” tha ai./m.j