Nis me 11 milionë e 134 mijë telespektatorë nata e parë e edicionit të 66-të të festivalit të këëngës italiane, Sanremo.
Festivali i Sanremos nisi mbrëmjen e 9 shkurtit për të vazhduar deri më 13 shkurt.
Prezantues, së bashku me Carlo Contin ishin Madalina Ghenea, Virginia Raffaele e Gabriel Garko. Të ftuar specialë në natën e parë Laura Pausini, Eros Ramazzotti, Pooh, Renato Zero dhe Elton John.
Nuk pati fjalime madhështore nga ana e tyre, por mjaftoi prezenca që salla të duartrokiste ti dëgjonte teska kënduan.
Gjithashtu Carlo Conti tha se Sanremo nuk mund të qëndronte pa fjalë për ngjarjen e këtyre ditëve, vdekjen e legjendës së rrokut David Bowie. Dhe kështu pati dhe një homazh për këngëtarin anglez. Surpriza më e madhe ishte padyshim prezenca e Gabriel Garkos, sepse nuk e kishte konfirmuar pjesmarrjen ditë më parë.