“Projekti për portin e Durrësit është korruptiv dhe një motiv i mjaftueshëm për protesta të fuqishme”.
Kështu deklaroi Sali Berisha në mbledhjen e Grupit Parlamentar demokrat këtë të mërkurë.
Kreu i “Rithemelimit” paralajmëroi se krahas betejës ligjore dhe parlamentare kundër këtij projekti të qeverisë, Partia demokratike duhet të përgatitet edhe për protesta masive.
Berisha foli edhe për dëmin ekonomik që i shkakton ky projekt Shqipërisë, duke kembengulur fort kunder ketij investimi te huaj me vlere mbi 2 miliarde euro.
Gjatë mbledhjes, Berisha komentoi arrestimet e SPAK për inceneratorin e Fierit duke thënë se Edi Rama po kërkon të mbyllë historinë me arrestime cironkash./m.j