Policia Kufitare në Rinas arreston në flagrancë dy shtetas për “Falsifikim dokumentash”.
Nga ana e Shërbimeve të Policisë Kufitare Rinas u arrestuan në flagrancë bazuar në nenin189/2 dhe 186/2 të Kodit Penal ”Falsifikim i pasaportave, Letërnjoftimeve ose i vizave”dhe ”Falsifikim të Dokumentave” shtetasit:
Saimir Çuni, 33 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë.
Bylbil Muja , 40 vjeç, lindur dhe banues në Kukës
Shtetasit e mësipërm janë paraqitur për të udhëtuar në kabinat e daljes nga R.SH në aeroportin e Rinasit ku do të udhëtonin në drejtim të Francës, më pas në drejtim të Irlandës me destinacion final Anglinë.
Gjatë kontrollit në vijën e dytë secilit i’u gjet dhe sekuestrua :
Kartë Identiteti Italiane , Leje Drejtimi Italiane ,Tesera sanitare.
Këto dokumenta pas ekzaminimit në Laboratorin e dokumentave në Rinas kanë rezultuar të falsifikuara.
Njëri prej këtyre shtetasve ka deklaruar se këto dokumenta ia ka bërë një shtetas kundrejt shumës 2000 Euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.