Nga Erjon Braçe/
Kjo qe po ndodh eshte e tepert!!
(per te ruajtur etiken po e le me kaq, por shume me teper se kaq)
Te sulmosh pa pushim koleget deputete per gjera qe kurre nuk po ndodhin, e ka nje shembull, por te papranueshem gjithnje.
Une e ne po emerojme delegatet e Kongresit?
Po si po e bejme? Ku po e bejme? Ose meqe po tregohet plot arrogance si e kryer, ku e kemi bere?
Anetaret e Kongresit zgjidhen me vote te fshehte,
permes parimit “nje anetar, nje vote”; kerkund, po e perseris, kerkund nuk jane mbajtur ende zgjedhjet.
Atehere, si une e ne, per me teper ministrat, i kemi caktuar delegatet?
Une e respektoj ambicien, por e refuzoj shpifjen ndaj kolegeve!!
Te shtune, ne qarqet Fier, Berat, Elbasan e Korce, mbahen zgjedhjet ne anetaresine e Partise per anetaret e Kongresit.
Une do te jem si monitorues i rregullshmerise se tyre ne zonen time;
Po ti ku do të jesh? A do marrësh pjesë në to?
Keto jane zgjedhjet per Partine e per to jemi angazhuar te gjithe.
Nuk mund te jene te tilla vec zgjedhjet ku zgjidhem une, ti apo cilido nga ne ofiqaret ne Parti.
Jooo, per mua zgjedhja e ofiqareve ka pak rendesi;
Zgjedhjet e Partise jane jetike.
I ftoj te gjithe te shtunen jo vetem te votojne, por edhe te garantojne cdo vote ne kete Parti.
Kemi ndertuar nje proces plot mund;
Kemi riregjistruar cdo anetar partie-kushdo qe ben vezhguesin e jo punetorin ne Parti, mund te ngjitet ne zyren e organizimit ne PS te shohe per here te pare rregjistrin elektronik te anetaresise;
Kemi anetaresuar te rinj e te reja, burra e gra ne organizatat tona-cilindo qe ben sehir e jo pune ne Parti, e ftoj te vij e te shohe organizatat ne Gradishte, Remas e Grabian, te pyese te rinjte e te rejat aty, nese i ka marre kush me dhune anetare apo jo, madje madje ti pyese nese te tille jane bere per nje pune apo per besim, besim tek puna e kryer e tek kjo Parti;
Kemi zgjedhur drejtuesit e cdo organizate, me votim te fshehte e alternative-kedo qe quan zgjedhje vec rastin kur emerohet vete, e ftoj te vije ne cdo organizate ne Grabian, Gradishte, Remas, Cerme, per te pyetur e mesuar se si te rinj e te reja, aktive ne fushatat tona jane zgjedhur me vote kryetare te organizatave duke rigjeneruar strukturen baze te Partise.
Kjo është punë, punë e bërë nga të gjithë bashkë në parti.
Po po në parti, as në Rogner e as në Sheraton.
Ne ane tjeter,
E dine te gjithe, une jam kritik vete me Qeverine.
Por po e them ketu;
Te kritikosh eshte ndryshe nga te shpifesh-keshtu e mendoj une; te kritikosh ne fillim duhet te dish.
Une nuk di e nuk arrij ta kuptoj se si koncesionohet paraja!!
As shtypja e parave nuk koncesionohet!!
Sipas ligjit koncesionohen sherbimet, burimet natyrore etj-per to jam gati te degjoj argumenta, por mbi te verteta, fakte e kontrata;
Paraja jo! E kam degjuar kete nga nje klub banal ne PD dhe refuzoj ta degjoj si akuze ndaj meje, ndaj nesh, ndaj kolegeve. Sepse nuk ka ndodhur, sepse nuk eshte e vertete, sepse eshte batute, jo fakt, si perhere.
U be transparence e gjate ne grup per koncesionet, sy me sy e balle per balle; jo vetem qe nuk pati pyetje, por nuk degjova nga kush nje fakt, nje prove, nje argument, pervecse kesaj batute per koncesionet.
Qendrim politik apo ideologjik te argumentuar, jo e jo.
Thjesht nje batute!!
Ndaj them qe kjo qe po ndodh eshte e tepert!!
Tani u be boll!!