Një 23-vjeçare ukrainase është gjetur e vrarë me thikë në Fano, Pesaro-Urbino (Itali).
Anastasiia Alashri u gjet me tre plagë në fshatin Villa Giulia.
Autori i dyshuar, ish-bashkëshorti i saj, një 42-vjeçar egjiptian u bllokua në stacionin e Bolonjës.
E reja, e cila mbërriti në Itali në mars pasi u arratis nga Kievi pas luftës që goditi Ukrainën, punonte në një restorant në Fano. Të dielën ajo nuk ishte paraqitur në punë dhe kjo alarmoi koleget.
Gruaja e re, me sa duket, para se të vdiste kishte shkuar te ish-i i saj për të rimarrë disa rroba.
Plagët me thikë janë shkaktuar në pjesë të ndryshme të trupit . Viktima ishte nënë e një djali tre vjeçar. E ndarë nga i shoqi, ajo donte të fillonte një jetë të re me një partner të ri.
Të dielën në mëngjes, Anastasiia kishte vendosur të kthehej në shtëpinë e saj për të marrë disa sende personale. Ajo takoi ish-partnerin e saj me të cilin kishte shpërthyer një debat i ashpër. Që nga ai moment 23-vjeçarja kishte humbur gjurmët, deri në atë pikë sa shoqja e saj e shqetësuar vendosi të shkonte në polici dhe të denonconte ngjarjen.
Kërkimet kanë nisur menjëherë dhe është bërë e mundur kapja e autorit të dyshuar, ish-burrit të saj, sipas Tg Com.
Prokuroria Publike e Pesaros lëshoi një urdhër ndalimi për veprën penale të vrasjes. Vrasësi i dyshuar më pas u dërgua në burgun e Bolonjës./m.j