Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i ftuar në një emision televiziv komentoi sanksionet e vendosura ndaj tij nga Britania e Madhe.
Berisha tha se do të publikojë fakte për ambasadorin britanik Alastari King Smith dhe korrupsionin e tij të çmendur. Berisha u shpreh se s’do i besoni veshëve kur të publikojë faktet.
“Nuk dua që hapësirën informative ta okupoj me fakte të reja, por ato do dalin dhe shqiptarët do e shohin sa të drejtë kishte Sali Berisha. Lidhur po them me ambasadorin britanik.
Britania e Madhe është shtet ligjor, vërtetë është marrë një masë, por ka një kanal zyrtar ligjor që detyrohesh të apelosh para se të shkosh në gjykatën tjetër.
Dhe aty do shihni shkallën ekstreme të korrupsionit të tij, të paimagjinueshme. Vetëm korrupsioni e bën atë.”-tha Berisha./m.j