“Çdo njeri që është i lidhur me Edi Ramën dhe që Edi Rama e financon gjoja si opozitar, nuk ka pse të vijë në shesh, as në betejë me Edi Ramën. E kam për zotin Basha dhe për çdo njeri që është si zoti Basha.
E kam me prova, me fakte, ma sill këtu. E kam thirrur në zyrë, i kam thënë, do të paraqes një platformë për integrimin e Shqipërisë, para se të prishej teatri, 8 prill dhe do ia jap një diplomati që ka shqetësim për integrimin, që t’ia japë Edi Ramës.
E kam bërë deklaratën dhe i kam thënë ke bërë këto gabime, duhet të jesh bashkëpunues. Kam edhe unë një kusht tha, zgjedhjet e parakohshme. I thashë unë jam president, nuk marr përsipër këto gjëra.
Paraqes platformën, dalin zëra se dikush do të godasë reformën në drejtësi. Cicërimës i bashkohet Edi Rama dhe Lulzim Basha. Ç’është ky person që do të bëjë komplot në Shqipëri?, theksoi Meta./m.j