Tani që lufta ka hyrë në muajin e saj të dhjetë, Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje presidentit Volodymyr Zelensky që të qëndrojë i hapur për të nisur bisedimet me Rusinë, në një pozicion realist.
Sipas mediave amerikane, këshilltari i sigurisë kombëtare, Jake Sullivan i kërkoi Zelenskyt në takimin e fundit që të nisë të mendojë për kërkesa më realiste gjatë negociatave si dhe të rivlerësojë objektivin e Kievit për të rimarrë në kontroll dhe Krimenë.
Këshilltari Sullivan vijon të shprehet publikisht se Uashingtoni nuk po ushtron asnjë presion mbi Kievin për këtë çështje, por sipas Wall Street Journal opsioni i bisedimeve dypalëshe po shtyhet gjithnjë e më shumë për shkak të dimrit që po troket dhe frikës për rritjen e mëtejshme të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve.
/a.r