Ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian vijojnë të jenë mjaft aktiv për procesin e Reformës në Drejtësi.
Donald Lu dhe Romana Vlahutin, kanë hyrë rreth orës 15.30 minuta në Kryesinë e Kuvendit, ku i janë drejtuar zyrës së kryetarit të Komisionit të Ligjeve, Fatmir Xhafa, i cili njëkohësisht kryeson edhe Komisionin e Posaçëm poë Reformën në Drejtësi.
Është pikërisht kjo çështja kryesore e diskutimit mes ambasadorëve dhe Fatmir Xhafës.
Tashmë pritet ardhja e opinionit përfundimtar të Komisionit të Venecias, e cila do të japë mendim edhe për amendamentet e propozuara nga Lëvizja Socilaiste për Integrim si dhe variantin e propozuar nga opozita.