Kuvendi i Shqipërisë pritet të marrë masa disiplinore me përjashtim 10-ditor nga punimet, për deputetët e Partisë Demokratike, Edi Paloka dhe Bujar Leskaj.
Vetë Kuvendi njofton se kjo masë do të vijë për shkak të konsumit të pijeve alkoolike dhe të dy deputetët bënë veprime të pahijshme dhe përdorën një fjalor banal gjatë procesit të votimit.
Të dy deputetët janë paraqitur të dehur në seancë dhe ky dyshohet se ka qenë dhe shkaku i tejkalimit të normave etike. Ata më pas kanë shpërthyer në seancë me ofendime dhe fyerje të rënda.
“Kuvendi i Shqiperise bazuar ne Rregulloren e vet do te marre masa disiplinore me perjashtim 10 ditor nga punimet, per deputetet Edi Paloka dhe Bujar Leskaj. Per shkak te konsumit te pijeve alkoolike, dy deputetet bene veprime te pahijshme dhe perdoren nje fjalor banal gjate procesit te votimit,” njoftimi i Kuvendit.
/s.f
Ai vetëm kuvend, nuk mund të quhet. Kuvendi ka steriotipin e një shume njerëziz, që quhen burra. Këto burra, me burrni duhet me zgjidh hallet e popullit. Krejt e kundërta është në kuvendin e sotëm, burra nuk gjen asnjë, dhe ajo që është kryesorja, është se këta janë burra të pirë, ku përdhosin atë elektorat që i kanë besuar. 10 ditë për këta është ti çosh me pushime në dubaj, me rrogat e parlamentit. Të gjithë jeni fëlliqësira, prandaj nuk i bën përshtypje kujt për përjashtin me 10 ditët, sepse rroga ecën, dhe populli paguan.