Është shtyrë sërish seanca gjyqësore për ekstradimin e Faruk Ozer.
Bosi i kriptomonedhave i cili është i akuzuar për mashtrim në vendin e tij e kundërshton ekstradimin.
Mendohet se ky është shkaku që në çdo seancë avokatët gjejnë arsye për të kërkuar shtyrjen e procesit.
Këtë herë mbrojtja ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit të çështjes.
Avokati ka bërë dy kërkesa që nuk janë pranuar nga gjykata. Kjo ka qenë arsyeja që avokati ka kërkuar përjashtimin e gjyqtarit.
Nëse kërkesa për përjashtim do të bëhet me shkrim brenda datës 14 nëntor, atëherë do të vendosë gjykata për përjasjtimin ose jo të Elis Dine si gjyqtar i çështjes.
/s.f