Një incident ka ndodhur në SHBA, ku një oficer plicie ka qëlluar me armë zjarri një aktivist me ngjyrë në moshën 46-vjeçare.
Mediat e huaja, bëjnë me dije se Tyree Moorhead , një ish-anëtar i bandës që konsiderohej një “aktivist kundër dhunës me armë” në qytetin e tij , vdiq në spital pasi u qëllua disa herë nga oficeri i policisë Zachary Rutherford pasditen e së dielës së kaluar.
Mësohet se viktima në momentin që e ka qëlluar policia po kërcënonte një grua me thikë.
Sipas një video të publikuar polici qëllon aktivistin më shumë se dhjetë herë, duke e plagosur rëndë, ndërkohë gruaja të cilën kërcënonte ka arritur që të ikte.
Carton Moorhead, babai i aktivistit që ishte i pranishëm në incident, tha se ishte gabim që oficeri i policisë qëlloi djalin e tij kaq shumë herë, duke shpjeguar se ai mund ta kishte neutralizuar atë me më pak plumba, duke i lënë atij një shpresë për të mbijetuar.
Nga ana e tij, shefi i policisë lokale tha se oficeri bëri gjënë e duhur dhe është e qartë se ai “i shpëtoi jetën kësaj gruaje”.