Shtyhet sërish seanca gjyqësore e caktuar për këtë të enjte në Gjykatën e Apelit për statutin e PD, ankimim i bërë nga grupi i demokratëve të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj.
Në një njoftim për mediat, Gjykata e Apelit bën me dije se seanca sot nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance.
Seanca e ardhshme eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30.
“Ne vijim te komunikimeve mbi veprimtarine e Gjykates se Apelit Tirane, ju informojme se seanca e sotme gjyqesore qe ishte planifikuar te zhvillohej, kerkesa e Partise Demokratike, nuk u zhvillua, per shkak se perfaqesuesi ligjor, ka depozituar kerkese per shtyrje seance.
Seanca e ardhshme gjyqesore eshte caktuar ne date 06.12.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.
/a.r