Ka ardhur koha që ta ndryshoni teknikën tuaj…
Më shumë se 1,000 femra e kanë zbuluar sekretin se si mund t’i bëni të arrijnë orgazma të shumëfishta.
Studimi i ri nga OMGYES në bashkëpunim me Debby Herbenick, i kishte pyetur femrat e moshave 18 – 95 vjet rreth detajeve intime të jetëve të tyre seksuale, transmeton lajmi.net.
Rezultatet kishin qenë mjaftë befasuese pasi që 47% e zonjave të anketuara kishin treguar se përjetojnë orgazma të shumëfishta.
Shumë nga femrat kishin treguar se ato e kishin ndërruar teknikën pas orgazmës së parë, për ta arritur orgazmën e dytë, raporton lajmi.net.
Studimi ka zbuluar se femrat që mendojnë se janë shumë sensitive aty poshtë pasi që e përjetojnë orgazmën, mund të vazhdojnë të ndjejnë edhe më shumë kënaqësi.
Edhe pse femrat ndihen sikurse gjenitalet e tyre nuk mund të stimulohen më, ato mund të arrijnë më shumë se një orgazëm nëse vetëm i ndryshojnë gjërat, raporton lajmi.net.
Zakonisht, lëvizjet që janë më të ngadalshme, jo krejtësisht të drejtpërdrejta dhe më pak të forta, bëjnë që të arrihet orgazma e dytë më lehtë.
“Gjëja më e rëndësishme që femrat e zbulojnë (zakonisht shumë vonë) është që ta trajtoni trupin tuaj pas orgazmës si një trup krejtësisht të ri”, ka treguar Herbenick.