Një nga dhjetë ushtarët që i kishte zënë poshtë një ortek në Himalaja mbijetoi për 6 ditë, i zhytur 8 metra nën dëborë. Forcat e shpëtimit e konsideronin të vdekur, por janë befasuar kur ushtari kishte arritur të mbijetonte.
Gjendja shëndetësore e ushtarit Naik Hanamanthappa është e rëndë dhe ai është transportuar menjëherë në spital, ndërkohë që hetimet për të gjetur edhe ushtarët e tjerë vazhdojnë.
Nëntë ushtarët e tjerë ende konsiderohen si të vdekur nga forcat e shpëtimit, pavarësisht se personi i parë që u gjet ishte gjallë.
“Shpresojmë edhe te mrekulli të tjera. Lutjuni Zotit me ne”, tha pas shpëtimit të ushtarit të parë shefi i shtabit të përgjitshëm të ushtrisë indiane.
Zona ku janë zhdukur ushtarët konsiderohet si një nga zonat më të vështira, për shkak të temperaturës që arrin derin në -60 gradë celsius.