Policia kufitare e Sarandës ka kapur një sasi kanabisi, 1.8 kilogramë, fshehur në një dyshek plazhi në zonën e Ksamilit.
Gjithashtu janë kapur në flagrancë dy poseduesit e saj, nga Fieri.
Arrestimi i tyre është bërë në vendin e quajtur Gjiri i Fikut.
Lënda narkotike ishte mbështjellë me qese plastike me synimin për t’u trafikuar në Korfuz.