Ish-deputeti Astrit Patozi është shprehur se do të donte që Partia Demokratike të mos bënte protesta por të fitonte zgjedhjet lokale të 2023.
Në një intervistë për Euronews Albania, Patozi theksoi se mes palëve politike duhet të ketë një marrëveshje para se të bëhen protesta.
Patozi ndër të tjera nënvizoi se zhvillimi i protestave nuk është zgjidhje.
“Nuk e di nëse do të marrë pjesë në protestë. Do doja që PD të mos bënte protestë por të fitonte zgjedhjet. Është krijuar një lloj manie për të numëruar protestat.
Lulzim Basha ka bërë 75 e Sali Berisha ka bërë 12. Unë jam për protesta që e tërheqin politikën dhe jo politikën që tërheq protestën.
Protestat kanë qenë të suksesshme në Shqipëri, kur politika ka ndjekur popullin e jo kur populli ka ndjekur politikën. Këto protesta nuk sjellin ndonjë gjë të madhe. Unë mes protestës dhe arritjes së marrëveshjes do të zgjidhja këtë të fundit. Nuk është kjo zgjidhja.”- tha ai.
Sipas Patozit Shqipëria sot ka nevojë për një vizion.