Është gjetur i vdekur 51-vjeçari shqiptar që rezultonte i zhdukur që prej 1 nëntorit në Greqi.
Mediat greke raportojnë se Ylli Mera u gjet i vdekur në një pyll pranë Selanikut, ndërsa vdekja i ishte shkaktuar nga një plagë në këmbë. Po ashtu ka dyshime se plaga mund t’i jepet shkaktuar nga një sharrë elektrike.
Sipas policisë, 51-vjeçari shoqërohej nga një 59-vjeçar grek, për llogari të të cilit kishin dalë në mal, ndërsa prerjet e pyjeve në dukje kanë qenë të paligjshme. Teksa vlerësohet se 59-vjeçari është një person “kyç” për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së shqiptarit, kanë vijuar kontrollet në shtëpinë e tij, ku janë gjetur gëzhoja dhe për këtë është arrestuar. Për posedim të paligjshëm të një thike është arrestuar edhe djali i tij 28-vjeçar.
Alarmin për zhdukjen e 51-vjeçarit e dhanë familjarët, të cilët pohuan se jeta e tij mund të ishte në rrezik. Aktualisht policia po heton për ngjarjen në fjalë.
/e.d