Është zbardhur dëshmia e dhënë nga gruaja e Xherxh (Gjergj) Laçit, ekstremistit fetar të arrestuar ditën e djeshme në Tiranë, pasi u zbulua se për 6 vite kishte mbajtur të ngujuar familjen e tij për shkak të bindjeve ekstremiste.
Në dëshminë e dhënë nga Elena Laçi, thuhet se bashkëshorti i saj e kishte dhunuar atë dhe fëmijët e saj për 12 vite me rradhë, duke i mbajtur të mbyllur me kërcënime për të mos dalë jashtë banesës madje as në oborr.
Ajo ka deklaruar se dhunën ndaj saj, Xherxh (Gjergj) Laçi e kishte ushtruar në prani të dy fëmijëve të tyre, duk i shkaktuar më shumë stres dhe frikë.
Xherxh Laçi nuk kishte marrëdhënie të mirë as me fqinjët dhe as me familjarët e tij dhe të bashkëshortes. Ndërkohë kushtet ekonomike në të cilat jetonin ishin të mjerueshme, pa energji elektrike, për shkak se asnjëri prej tyre nuk ishte i punësuar./m.j