Një Parkim Modern Multifunksional do të ndërtohet në qytetin e Durrësit. Parkimi do të ndërtohet pranë stacionit të trenit, ndërsa kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme projektin 3D.
Ky investim është i Fondit Shqiptar të Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës. Parkimi do të ketë hapësira për 400 automjete, si edhe do të këtë hapësira për shërbime dhe evente të tjera.
Një risi do të ketë ndërtimi i këtij parkimi, ku energjia elektrike do të sigurohet përmes paneleve diellore.
/s.f