Një shqiptar në Itali ka mbetur i plagosur pasi u godit me thikë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës në Casarza Ligure. Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u godit në gjoks me thikë.
Dëshmitarët i thanë policisë se kanë qenë dy persona të cilët ndoqën me vrap shqiptar dhe e goditën me thikë. Më pas u arratisën në drejtim të paditur.
I plagosuri u dërgua në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, policia italiane ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, si dhe për të arrestuar autorët.
/a.r