Një sherr mes disa gjimnazistëve sot në Durrës ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.
Shkak dyshohet se është bërë një vajzë. I plagosuri ndodhet në spitalin e Durrësit ku po merr ndihmën e parë.
Mësohet se sherri ka ndodhur larg ambienteve të shkollës, pranë një lokali.
Ngjarja është raportuar rreth orës 13:00 të së martës në lagjen “1 Maji”.
Dëshmitarët okularë thonë se konflikti ka ndodhur mes dy gjimnazistëve, ku njëri prej tyre i ka gjuajtur tjetrit në shpatull.
/s.f