Rudina Dembacaj është një personazh mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku nuk ngurron që të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria dhe jeta e saj.
Së fundmi Rudia ka treguar se bashkëshorti i saj Marku ka dëshirë të bëjnë një fëmijë, por mesa duket ajo nuk është ende gati.
Në Instastory ajo ka publikuar një bisedë që ka bërë me Markun teksa po shkonin të uronin dikë për lindjen e një fëmije.
“Unë dhe Marku po ikim për urim, ka lindur një beb!
Marku: Zemër, të gjithë po bëjnë beba po ne? Kur do jesh gati?
Unë: Shpirt këto syzet janë “Laura Imami”, shih sa yll i bën.
Marku: Shumë të bukura zemër, i gëzofsh. Do të të shkonin më shumë po të ishe edhe shtatzënë.
Unë: Pse s’të pëlqen që jam si ngjalë?”, ka shkruar aktorja.