Tiranë | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë organizuar punën për kapjen e tij.
Në Qafë-Shtamë, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar dhe arrestuar shtetasin: Behar Hajdini, 30 vjeç, banues në Krujë, të cilin Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Zallmneri”, të zhvilluar në gusht 2018, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit Xh. L., I. S., B. L. dhe E. L., të cilët në bashkëpunim me 30-vjeçarin transportonin 67 kg lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, gjatë operacionit.
/a.r