Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas takimit me liderët partiakë të Kosovës te presidentja Atifete Jahjga është deklaruar për media. Haradinaj ka thënë se në takim “shpreha shqetësimin tonë për situatën”. “Është situatë e rëndë politike”, raporton Koha.net
“Kërkova që të shpërndahet Parlamenti dhe të shpallen zgjedhjet. Gjithashtu kërkova që Presidenti të zgjidhet me votë të direkt prej popullit”, ka thënë ai.