Partia Demokratike e drejtuar nga Sali Berisha ka nisur dje pranimin e kandidaturave për të marrë pjesë në primare për bashkinë Tiranë, Elbasan e Durrës. Kështu, çdo degë duhet të mbledhë propozimet për kandidatët e PDSH në primare në takimet me anëtarësinë ne nivel seksioni apo grupseksioni.
Emrat e kandidatëve të propozuar nga anëtarësia do të kontaktohen nga dega që të plotësojnë dokumentet ku do të përfshihen: formulari i kandidimit, jetëshkrimi, deklarata për respektimin e etikës dhe integritetit gjatë fushatës, vetëdeklarim për plotësimin e kushteve statusore dhe formulari vetjak.
Ndërkohë në Durrës emri më i mundeshim që do të marrë pjesë në primare është Igli Cara, i cili aktualisht është kryetar i Degës Durrës.
Ndërkohë, në Elbasan brenda PD atje diskutohet për Blendi Himçi dhe Aurel Bylykbashin./m.j