Eurodeputetët Knut Fleckenstein dhe Eduard Kukan mbërrijnë të hënën në Tiranë për të monitoruar zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, i miratuar nga Kuvendi në fund të vitit të kaluar.
Dy eurodeputetët, e angazhuar maksimalisht në kete cështje, do të takohen me drejtues të grupeve parlamentare të partive politike dhe zyrtarë të tjerë.
Burime nga Kuvendi bene te ditur sot per ATSH-ne se rreth ores 16:00 zyrtaret e Parlamentit Europian do te dalin ne nje konference per shtyp, me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Ligji ne fjale synon të ndalojë përfshirjen në politikë apo emërimin në institucionet kushtetuese dhe në poste të tjera të larta të administratës publike, personat me të kaluar të errët. Efektet e tij do të shtrihen si mbi të zgjedhurit aktualë në parlament, ashtu dhe ata në pushtetin lokal.
Ligji për dekriminalizimin u miratua në seancën e fundit të vitit 2015 dhe aktualisht po punohet për aktet nenligjore të tij.
Çështja e dekriminalizimit ishte pjesë e marrëveshjes së kërkuar nga opozita në dhjetor 2014 për rikthimin e saj në parlament. Marrëveshja u arrit me ndërmjetësimin e Parlamentit Europian, ndërsa gjatë gjithe vitit të kaluar faktori ndërkombëtar këmbënguli fort në miratimin sa më shpejt të ligjit, gje qe u kurorëzua me 17 dhjetor 2015.